14:21 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Dialogu në Bruksel, delegacioni serb tregon dy temat, që do t’i vërë nesër në tavolinë

Takimi i radhës në dialogun në nivelin politik, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian është caktuar të mbahet më 28 shtator.

Takimi në nivel të ekspertëve do të zhvillohet nesër. Delegacioni i Beogradit, i udhëhequr nga drejtori i Zyrës për Kosovën, ka njoftuar se në tavolinë do t’i vënë nesër dy tema.

Formimi i Bashkimit të Komunave Serbe dhe çështjët pronësore janë dy temat që Beogradi zyrtar ka njoftuar se do t’i diskutojë nesër në Bruksel./Indeksonline/