20:33 / E Diele, 24 Tetor 2021 / AR

Diaspora e befason Vitinë me vota

Tashmë në QNR ka përfunduar numërimi i votave me postë.

Më së shumti vota nga diaspora e Prishtinës ka marrë Arben Vitia – kandidat i VV-së. Ai mori 231 vota.

Pas tij është Përparim Rama i LDK-së me 51 vota.

Uran Ismajli i PDK-së mori vetëm 23 vota, kurse Daut Haradinaj i AAK-së 9 vota.

Gëzim Mehmeti i AKR-së 3 vota./Indeksonline/