19:44 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Diaspora e quan haraç vjetor sigurimin kufitar, presin gjatë në kufi (Foto)

Hilmi Gashi jeton në Zvicër dhe çdo vit vjen në Kosovë në pushime. Kësaj radhe ai ka vendosur që të kryejë pushimet në Himarë e pastaj të kthehet përmes kufirit në Morinë në Kosovë.

Por aty thotë se priti gjatë dhe u detyra serish të paguajë sigurimin në mungesë të kartonit të gjelbër, e të cilin e quaj “haraç vjetor”.

“Sot ne kufirin e Kosovës në Morinë: Rendet e gjata të pritjes para sporteleve të agjencive të sigurimeve për të paguar „haraçin“ vjetor|”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook duke postuar një fotografi ku shihet tollovia e mërgimtarëve që presin për të paguar në sportel sigurimin në kufi.

Unë nuk kam prit shumë sot, sepse jam kthye prej pushimeve prej Himarës. Sigurimin e kam be me 10.7. Por sot Kur erdha ne kufi kish tollovi si ne rruge ashtu edhe para sporteleve, vapa shumë e madhe dhe  Njerëzit e lodhur prej rrugës, prapëseprapë u treguan shumë të durueshëm. Haraç“ sepse nuk është i nevojshëm, po të rregullohej çështja me ane të kartonit të gjelbër. Ne Evrope vetëm Kosova nuk e njeh këtë Karton”, kaq thënë Gashi përmes një përgjigje me shkrim për KosovaPress.

Gashi po ashtu tha se sipas informacioneve që ka, ky sigurim nuk shihet si siguri, sepse nuk i mbulon dëmet e shkaktuara në makinat e mërgimtareve, pra BKS kërkon pagesë për polica kufitare, por nuk u ndihmon të siguruarve t‘i realizojnë të drejtat e tyre në raste të dëmit.

“Dhe se treti: ky sigurim shihet si haraç, sepse nuk ka transparence se ku dhe si investohen këto të hyra marramendëse”.

Byroja Kosovare e Sigurimeve, sipas tij është institut i licencuar nga Banka Kombëtare dhe duhet t‘i jap dikujt llogari për këto miliona Euro të realizuara per një vit.

Zgjidhja me e mirë sipas tij, do të ishte anëtarësimi ne Zyrën e Kartonit të gjelbërit.