20:29 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Diaspora në Zvicër me aktivitete të ndryshme përkujtojnë Ditën e Çlirimit të Drenicës (Foto)

Diaspora drenicase në Bernë të Zvicrës përmes disa aktiviteteve ka shënuar sot 19 vjetorin e çlirimit të Drenicës.

Më 14 qershor Drenas dhe 18 qershor Skenderaj. Aktivistë të hershëm të çështjes kombëtare mblodhën bashkë sot kujtimet e tyre duke përkujtuar madje me epitet të lartë shokët e tyre dëshmorë, të rënë në luftë.

Të rinj të shumtë edhe pse të integruar shumë mirë në shoqërinë zvicerane dëshmojnë se janë të vendosur e krenar në ruajtjen e vlerave dhe identitetit të tyre kombëtar.

Përmes fotografive, Ilir Xheladini është munduar që të prezantoj përpjekjen e popullit për liri nga viti 1977 deri në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës./Indeksonline/