75 Mall Live Search
11:25 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zv/ Ministri Daci për vizitë në Suedi, flet për Ligjin për Diasporën

Zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci së bashku me deputetët e Parlamentit të Kosovës përkatësisht të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Suedi.

Të njëjtit kanë marrë  pjesë në debatin publik për Ligjin e Diaspores, shkruan Indeksonline.

“Diskutuam shume çështje që i preokupojnë Diasporën në Suedi. Ishte një debat shumë përmbajtësor dhe shumë cilësor. Kënaqësi ti takosh shumë bashkatdhetarë, që kanë kontribuar me vite të tëra për Kosovën tonë të lirë që sot e gëzojmë. Mirënjohje dhe Falenderime të përjetshme!”, ka thënë Daci./Indeksonline/