14:41 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

DiCaprio me skena të “nxehta” me të dashurën, në plazh

Aktori legjendar i Hollivudit, Leonardo DiCaprio njihet si një “playboy”, 44- vjeçari shquhet për lidhjet e tij të shumta me femra të njohura.

Nga dhjetori i vitit 2017, Leonardo është në lidhje me modelen 22- vjeçare Camila Morrone, shkruan Indeksonline.

Së fundmi aktori dhe e dashura e tij, modelja 22 vjet më e re se ai, janë parë së bashku në Karaibe, ku po kalojnë çaste relaksi.

Madje paparacit kanë kapur një moment mjaft të sikletshëm privat të çiftit, që po argëtoheshin së bashku.

Përpos kësaj, Leonardo DiCaprio tregoi edhe njëherë anën e tij humane, duke ndihmuar një djalosh 24 vjeçarë, që ishte përmbytur në det, duke u angazhuar në kërkimin dhe shpëtimin e tij, para se të ndodhte më e keqja. /Indeksonline/