11:23 / E Hënë, 14 Mars 2022 / AR

Diçka e madhe po vjen, zbulohet bashkëpunimi “flakë” i Dua Lipës

Reperja amerikane, Doja Cat, ka nxitur spekulime që do të sjellë një bashkëpunim me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa.

Krijuesja e hitit “Woman”, në Instagram publikoi një selfie në makinë dhe me shaka shkroi se krijuesja e hitit “Leviating” është “e bllokuar” në “bodrumin” e saj, transmeton Indeksonline.

26 vjeçarja ka shkruar: “Dua Lipa është bllokuar në bodrumin tim”.

Disa fansa kanë komentuar se kjo mund të nënkuptojë se dyshja kanë nisur të krijojnë një duet së bashku.

Doja Cat x Dua Lipa - Levitating, Like That (Mash-Up!) - YouTube

Dua e cila aktualisht është në SHBA duke performuar turneun e saj “Future Nostalgia” sapo ka lansuar “Sweetest Pie” në bashkëpunim me megayllin e reppit, Megan Thee Stallion.

Ndërkohë, Doja do t’i bashkohet ‘The Weeknd’ në turne në Amerikën e Veriut.

The Weeknd dhe Doja publikuan duetin ‘You Right’ në albumin që lansuan në 2021./Indeksonline/

Related tracks: Dua Lipa & Doja Cat - Say Were Levitating