16:23 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Diego Simeone është “ilaq” për Valvderden, ia ka bërë bajat në karrierë

Diego Simeone e ka mposhtur sa herë ka “patur qef” trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valvderden. Kështu së paku tregojnë statistikat.

Në 12 ndeshjet e zhvilluara mes tyre, Simeone ka fituar 8 përballje ndërsa katër ndeshje janë ndarë në barazim. 21 me 9 është bilanci me gola në favor të Simeones.

Në ndeshjen e parë mes dy trajnerëve, loja përfundoi në barazim 1-1.

Në fakt, Simeone është trajneri që ka bilancin më të mirë në karrierë më Valvderden dhe se do të tentoi që ta mbajë primatin e të pamposhturit edhe pas të dielës./Indeksonline/