17:16 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Diego Simeone befason të gjithë me deklaratën për Barcelonën

Një ditë para përballjes me Barcelonën, Diego Simeone vazhdon të befasojë me deklaratën për skuadrën katalonase.

Trajneri argjentinas ka thënë se Barcelona mbetet skuadra më e mirë në botë, ani pse e ka patur rival që shumë vite, dhe do ta ketë edhe nesër.

“Unë e konsideroj Barçën si ekipi më i mirë në botë gjatë viteve të fundit, pavarësisht se nuk e kanë këtë vazhdimësi në Evropë. Do të jetë përsëri një ndeshje e zorshme ndaj tyre.

Nëse luajn Coutinhon e Malcom do të jetë edhe më vështirë sepse të dy janë të shpejt dhe vështirë t’i ndalësh. Kemi tri mungesa, por nuk kemi arsyetime. Ndeshja e nesërme për ne do të jetë nga më të rëndësishmet këtë sezon” ka thënë Simeone./Indeksonline/