18:00 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

Diego Simeone pyetet nëse Godin ka nënshkruar me Interin, çfarë diplomati

Diego Godin është shfaqur në konferencën për media para ndeshjes që Atletico Madrid e zhvillon ndaj Getafes.

Trajneri argjentinas ka thënë se trasnferimi i Moratas është duke u shqyrtuar dhe nëse ka diçka të re, ai do të lajmërojë tifozët.

I pyetur për shkrimet në media se Godin ka arritur marrëveshje me Interin për tu transferuar në verë, Simeone është treguar tejet diplomat.

“Nuk mund të komentoj, nuk jam brenda trupit të tij, Ai nesër do të luaj me iluzionin, pasionin dhe këmbënguljen me të cilën ka luajtur tek ne që nga dita e parë” ka thënë Simeone./Indeksonline/