23:49 / E Hënë, 25 Janar 2021 / OSH

Diell, shi dhe borë – Parashikimi i motit në 4 ditët e ardhshme

26.01 – Më ftohtë, kryesisht me vransira dhe erë.  Kohëpaskohe me reshje të dobëta bore.

27.01 – Ftohtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell.  Mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

28.01 – Ftohtë me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës.  Në mëngjes aty këtu me mundësi për reshje të dobëta bore.

29.01 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës.  Në mbrëmje vonë priten edhe të reshura shiu.

Temperaturat e ajrit në rënie.  Minimalet zbresin nga 2C deri në -6C, e maksimalet zbresin pranë 0C, e deri të premten në rritje deri në 7C.

Të hënën do të fryj erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga krahu jugor 7-16m/s, me hove edhe deri në 20m/s (72km/h).  Nga e marta do të fryj erë mesatare nga veriu 5-12m/s

Shtypja atmosferike pas një rënie të thellë sonte gjatë natës, në ditët e ardhshme me tendencë të rritjes mbi vlera normale.