75 Mall Live Search
18:11 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dieta e rrushit, zgjedhja ideale për t’u kthyer në formë brenda një jave

Dieta e rrushit është shumë e dobishme për t’u kthyer në formë, duke humbur peshë dhe duke detoksifikuar stomakun për një javë. Në këtë fazë të vitit, shumë prej nesh mbarojnë pushimet dhe i kthehen përditshmërisë në punë ose në shkollë. Gjatë kësaj periudhe, në disa raste tentojmë të shtojmë në peshë, duke ngrënë ushqime të shpejta dhe jo shumë të shëndetshme. Rrushi, është një fryt i sezonit i pasur me vlera ushqyese, të cilat janë të dobishme për të humbur disa kile shtesë pa shumë përpjekje.

Rrushi është i mirë, por gjithashtu dietik, ai përmban shumë ujë dhe është një ushqim detoksifikues. Këto karakteristika e bëjnë atë të përsosur për të luftuar mbajtjen e ujit, uljen e barkut dhe për t’u dobësuar.

Konsumimi i tij gjatë ndryshimit të sezonit shmang problemet në lëkurë dhe në flokë, të cilët bëhen më të brishtë për shkak të stresit. Kaliumi dhe natriumi që përmban rrushi na bënë më të bukur. Dieta e rrushit ju lejon të humbni deri në 2 kg në një javë.

Ja se si funksionon kjo dietë?

Në fundjavë, hani rreth 1 kg rrush në ditë, shpërndajeni marrjen e tij në 6 mesvakte. Mëngjes, drekë dhe darkë përdoren kryesisht për qumështin dhe djathin e centrifuguar, soje, për pije, perime, kos dhe çaj.

Nga e hëna deri të premten menyja ndryshon dhe bëhet 1300 kalori. Në drekë hamë makarona ose oriz, me perime. Në darkë, proteinat me bazë mishin. Çdo vakt duhet të përfundojë me rrush, shuma e të cilave duhet të rritet, deri në një kilogram në fundjavë.

Temat: