Dieta me një vakt të vetëm në ditë, a funksion
Është një dietë që rekomandohet të ndiqet dy herë në javë me garancinë se ndihmon jo vetëm dobësimin, por edhe një mënyrë jetese shumë më të shëndetëshme duke qenë se redukton kaloritë dhe përmirëson tretjen.
Si funksionon kjo lloj diete? Të lejohet të hash shëndetshëm përgjatë një ore të ditës; 23 të tjerat duhet te jenë pushim. Shumica zgjedhin ta mbajnë në kohën e drekës, por përgjithësisht varet nga programi personal. Në raste të caktuara, personat që i hyjnë kësaj sakrifice mund të pijnë caj jeshil ose kafe dhe të konsumojnë gjatë ditës ndonjë vezë ose mollë.
Lista e ushqimeve të lejuara:
Perime: karrota, spinaq, sallatë, brokoli, patate, lulelakër, speca
Fruta: mollë, banane, portokalle, rrush ( në sasi të vogël), kumbulla, pjeshkë, ananas dhe mango- edhe këto në sasi të vogël, luleshtrydhe
Proteina: gjoks pule, peshk, kërpudha, tofu, vezë, fasule
Bulmet: qumësht, kos, djathë I bardhë, rikota
Drithëra– oriz bojëkaf ( ose I zi), quinoa, grurë, misër
Yndyrna: vallj ulliri, vaj luledielli, vaj kikiriku dhe bajamesh, vaj kokosi
Erëza: piper, kanellë, mente, rozmarin, rigon, turmerik, hudhra, borzilok
Lëngje: ujë ( shumë), limonatë e bërë në shtëpi, lëngje frutash të freskëta, lëngu i arrës së kokosit