Digjen 2 vetura në ‘Bregun e Diellit’ në Prishtinë, zjarrfikësat në vendin e ngjarjes

Një incident ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në lagjen “Bregu i Diellit”.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, dy vetura janë përfshirë nga zjarri.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar apo shkaqet që kanë dërguar deri te ky incident.
Zjarrfikësat kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po meren me rastin.
IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar rreth rastit.
Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/



