08:14 / E Shtunë, 28 Korrik 2018

Edhe kjo pjesë e Prishtinës në “hall” me kanalizimin [Foto]

Shumë lagje të Prishtinës kanë probleme me kanalizimin, e të tillat po vazhdojnë edhe  këto ditë.

Kështu, në lagjen e “Bregut të Diellit”, në afërsi të një Fakulteti privat, një gjë e tillë është parë mëngjesin e sotëm.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar fotografi në redaksi ku shihet se uji i kanalizimit teksa qëndron mbi asfalt dhe lëshon erë të pakëndshme.

Qytetarët kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me Komunën e cila është kompetente për këtë, mirëpo deri më tani nuk ka vepruar asgjë sa i përket kësaj çështje.

Më poshtë shikoni disa foto: