14:54 / E Mërkurë, 26 Korrik 2023 / AR

Digjen hamulloret në Skenderaj, tymi i zi mbulon vendin (video)

Sot janë përfshirë nga zjarri hamulloret në Skenderaj.

Indeksonline ka siguruar pamje nga atje, derisa shihet zjarri i madh që ka kapluar sipërfaqet e gjera e kështu vendi është mbuluar nga tymi i zi.

Arsyet që çuan në shpërthimin e zjarrit mbesin të panjohura.

Ditëve të fundit ka pasur zjarre edhe në vende tjera, por që Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë.