16:04 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Digjen tri vetura në veri të Mitrovicës, njëra prej tyre e një pjesëtari të Policisë së Kosovës

Tri automjete njoftohet të jenë djegur gjatë mesnatës në veri të Mitrovicës.

Sipas medieve serbe, supozohet se zjarri ishte vendosur nën një makinë në pronësi të një pjesëtari të Policisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu thuhet se pasi kjo veturë u përfshi nga zjarri pësuan edhe dy vetura të tjera.

Përpos dëmeve materiale nuk thuhet të ketë pasur persona të lënduar./Indeksonline/