17:38 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

‘Digjet loja’ nga BRABUS, vjen me një Mercedes-AMG G63

Kompania gjermane e specializuar për modifikimin e modeleve të Mercedesit, Brabus, ka përgatitur një Mercedes-AMG G63 të modifikuar.

I quajtur Brabus 800, ky G63 i modifikuar tani vjen me motor 4.0-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 800 kuajfuqi, i cili shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 4.1 sekonda dhe atë maksimale e ka të kufizuar në 240 km/h.

Përforcimi i motorit nuk është e vetmja gjë që ka bërë Brabusi te ky G-Class. Ndër të tjera, Brabus për këtë G63 ka zgjedhur sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, mbrojtësin anësor të zgjeruar, pragjet e reja, mbrojtësin e pasmë të ri shtesë (spoiler), kofanon me vrima për ajër nga fibra të karbonit dhe shumë modifikime tjera.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim. /IndeksOnline/