14:21 / E Premte, 08 Dhjetor 2023 / S Z

Digjet një biznes në Prizren, shkaktar ishte rryma (Pamje)

Një lokal biznesi në Prizren është përfshirë sot nga flakët. Raportohet se shkaktar i zjarrit,  ishte energjia elektrike.

Biznesi “Galaktika”, i cili merrej me tretmane për fytyrë,  pothuajse është shkatërruar tërësisht.

Nga pamjet e siguruara nga “Indeksonline”,  shihet se dëmet e shkaktuara nga zjarri, janë të kosiderueshme.

Po ashtu dhe aparatuara e cila ka qenë brenda lokalit, ka pësuar dëmtime të mëdha.