Digjet një kamion në autostradë, afër Suharekës

Një kamion është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Zjarri i shkaktuar ka bërë që të shkaktohen kolona të gjata, shkruan IndeksOnline.
Ekipi i zjarrfikësve i është përgjigjur rastit duke u angazhuar në fikjen e zjarrit.
Ndërkaq, njësitet relevante kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, njëjtë sikurse nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky incident.
IndeksOnline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes: