18:16 / E Premte, 03 Dhjetor 2021 / MSH

Digjet një autobus në Fushë Kosovë, nuk ka të lënduar

Një autobus në Fushë Kosovë është mbuluar nga flakët.

Sipas pamjeve, autobusi ka qenë i parkuar në stacion në momentin kur është përfshirë nga flakët.

Policia ka konfirmuar për Indeksonline se nga ky incident nuk ka të lënduar, teksa rasti është duke u hetuar.

“Rreth orës 17:30, është raportuar se në zonën industriale në Fushë Kosovë, një autobus është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, ka pohuar policia./Indeksonline/