Digjet një pjesë fushëmalore mes Malishevës dhe Klinës (VIDEO)
Gjatë ditës së sotme është përfshirë nga zjarri një pjesë fushore dhe malore mes Malishevës dhe Klinës.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku bëri të ditur se policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po bëhet përpjekja maksimale për shuarjen e zjarrit.
“Një pjesë fushore dhe malore në mes Malishevës dhe Klinës janë përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në atë lokacion, dhe është duke u bërë përpjekje për shuarjen e zjarrit”, tha Elezaj.
Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi ngjarjes./Indeksonline/