75 Mall Live Search
08:48 / E Mërkurë, 03 Qershor 2026 / MSH1

Digjet një shtëpi në Ferizaj, arrestohet i dyshuari që ia vuri zjarrin

Është djegur një shtëpi mesditën e djeshme në Ferizaj.

Ankuesi ka raportuar në polici se shtëpia iu përfshi nga zjarri, shkruan IndeksOnline.

“Sipas dëshmitarëve dyshohet se një person i dyshuar mashkull kosovar e ka shkaktuar zjarrin,  cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, deklaron policia.

Njësitet relevante bëjnë me dije se rasti është duke u hetuar.