11:10 / E Diele, 13 Nëntor 2022 / LB

Digjet një veturë me targa serbe në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Mitrovicë, në rrethana të panjohura i është përfshi nga zjarri vetura një personit me targa të Serbisë.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes ka dal njësiti i zjarrfikësve dhe kanë arritur të lokalizojë zjarrin.

Në anën tjetër, bëhët e ditur se lidhur me këtë rast është identifikuar dhe arrestuar një person i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rr. Agim Ramadani, Mitrovicë 12.11.2022 – 03:56. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura i është përfshi nga zjarri vetura e tij me targa të Serbisë. Në vendin e ngjarjes ka dal njësiti i zjarrfikësve dhe ka arrit të lokalizojë zjarrin. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.