18:53 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Digjet një veturë në Prizren, nuk ka viktima (Foto)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në rrugën “Tirana” në Prizren, si pasojë e të cilit ka ardhur deri te ndezja e veturës, por fatmirësisht nuk ka viktima.

Zëdhënësi i policisë për Prizren, Hazir Berisha, ka konfirmuar përmes telefonit se rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Tirana”. Vetura më pas është përfshirë nga flakët e zjarrit, por nuk ka viktima. Janë disa të lënduar, por ende nuk kemi të konfirmuar numrin e tyre të saktë”, ka thënë Berisha.

Temat: