10:13 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Digjet objekti i AKP-së në Suharekë, persona të panjohur ia vunë flakën

Në fshatin Studenqan të Suharekës, dje rreth orës 23:26 është raportuar se persona të panjohur ja kanë vurë zjarrin objektit të një ish ndërmarrje, objekti menagjohet nga AKP-ja.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

Rasti nën hetime./Indeksonline/