11:12 / E Premte, 05 Mars 2021 / OSH

Digjet shtalla e bagëtive dhe shtëpia e mërgimtarit në Drenas

Mbrëmë një stallë e bagëtive është përfshirë nga zjarri në fshatin Qikatovë e Vjetër, komuna Drenas, shkruan IndeksOnline.

Po ashtu, policia njofton se nga zjarri është kapluar edhe një shtëpi e një personi që jeton jashtë vendit.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale vlera e të cilave nuk dihet.

“Fsh. Qikatovë e Vjetër, Gllogoc, 04.03.2021 – 16:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se fillimisht është përfshirë nga zjarri stalla e bagëtive pastaj edhe shtëpia e një familjari të tij, i cili jeton jashtë vendit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale vlera e të cilave nuk dihet. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/