Digjet shtëpia, shkaktar makina BMW [Video]
Një BMW shpërtheu në flakë dhe shkatërroi një shtëpi në Wesley Chapel të Karolinës së Veriut.
WSCOTV raporton se zyrtarët e zjarrëfikësve të Union County, shpejt përcaktuan se BMW ishte shkaktari i zjarrit. Sipar zyrtarëve, makina u kaplua nga zjarri edhe pse ishte e fikur në garazhën e pronës, transmeton IndeksOnline.
Zjarrfikësi Kevin Rigoli tha se pronari i shtëpisë hapi derën e garazhit për të marrë makinën, por hasi në flakë të fuqishme që po bënin kërdi në BMW ( modeli nuk u zbulua ).
Deri në kohën kur zjarrfikësit lokalë arritën në skenë për ta ndalur, pjesa më e madhe e shtëpisë ishte në zjarr. U deshën rreth 80,000 litra ujë para se të shuhej.
Kjo nuk është hera e parë që një BMW digjet në mënyrë spontane. Në fakt, një hetim i ABC vitin e kaluar gjeti më shumë se 40 raste të BMW-ve që u kapluan nga zjarri në SHBA në pesë vitet e fundit. /IndeksOnline/