20:34 / E Martë, 17 Tetor 2023 / MSH

Digjitalizimi i shërbimeve dhe avancimi i teknologjisë në Trafikun Urban, Maraj me vizitë pune në Slloveni

Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, i shoqëruar nga Drejtori i Operativës, Mentor Isufi, dhe Menaxherët e Sektorëve, zhvilloi vizitë pune në Lubjanë të Sllovenisë.

Aty u pritën nga ud. Drejtor Gjeneral i Kompanisë së Transportit Publik “LPP“, Dr. Rok Vihar, i cili së bashku me ekipin e tij menaxhues, ofroi një pasqyrë të detajuar të procesit të punës në linjat e autobusëve dhe të mirëmbajtjes së tyre në këtë kompani. 

Ndër të tjera, u bisedua për digjitalizimin e shërbimeve dhe avancimin e teknologjisë.

Kjo vizitë parashihet të ketë një ndikim pozitiv në efikasitetin operacional dhe cilësinë e shërbimit të transportit publik që ofrohet nga “Trafiku Urban”. 

Duke e njoftuar drejtorin Vihar, me arritjet dhe sfidat e ndërmarrjes, kryeshefi Burim Maraj theksoi nevojën për shkëmbimin e mëtejshëm të përvojave dhe ideve për të përmirësuar dhe zgjeruar shërbimet e transportit publik.

May be an image of 4 people