13:10 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dikur kundër operacioneve dhe “playback”-ut, sot Elvana i ka bërë të dyjat

Koha ka dëshmuar që jo gjithmonë tentativat për të bërë një gjë më të mirë arrijnë sukses.

Në përpjekje për të mbajtur një pamje rinore, aktorët dhe këngëtarët kanë kaluar një pjesë të mirë të kohës së tyre në zyrën e kirurgut plastik.


Ndoshta ky nuk është rasti i Elvana Gjatës, por ama dhe pse me pak stil, operacionet janë të dukshme.

Diku hunda, pak fillera në buzë, mollëza kanë sjell një Elvanë tjetër.

Por duket se vite më parë Elvana kishte një problem me ata që bënin operacione plastike dhe që siç i quante ndryshe “Fake”.


Pikërisht në këngën që shoqëron këtë lajm ajo i sulmon ata që janë “plastikë” dhe këndojnë “playback”.

Epo duket se pllaka ka ndërruar, sepse sot Elvana ka vënë dukshëm plastikë në fytyrën e saj dhe gjithashtu pjesën më të madhe të kohës këndon “playback”.