07:24 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / OSH

Dikur ishte në lidhje, sot e ka njerkë – 27-vjeçarja nga Ohio u martua me babanë e tij

Një vajzë 27-vjeçe e cila u martua me babanë e ish-të dashurit, ka pranuar se dyshja kanë krijuar një lidhje të fortë kur ajo ishte në klasën e gjashtë – pavarësisht se kishin një dallim në moshë prej 24 viteve, ku pasi mbushi 16-vjet filloi lidhjen që cilësohej si makth për miqtë dhe familjarët.

Sydney Dean nga Ohio, SHBA, për herë të parë takoi Paulin, 51-vjeç që tani e ka bashkëshort, kur ajo ishte në klasën e gjashtë dhe ishte në lidhje me djalin e tij, transmeton Telegrafi.

Pasi që ajo dhe asokohe i dashuri i saj i dhanë fund lidhjes, dyshja mbetën miq të mirë – dhe Sydney vazhdoi të kalojë kohë me të dhe familjen e tij – përfshirë Paulin.

Prej asaj kohe ajo filloi të krijojë një lloj lidhje me Paulin, pavarësisht dallimit të madh në moshë – por kur ajo mbushi 16 vjet dyshja filluan romancën e tyre.

Megjithatë ata u kritikuan nga më të dashurit për lidhjen e tyre, por ata nuk u zmbrapsën dhe filluan ta forcojnë edhe më shumë lidhjen dhe në vitin 2016 u martuan.

Gati një dekadë më vonë, dyshja vazhdojnë të kenë një lidhje të fortë dhe Sydney, pranon se më të dashurit e tyre e kanë pasur të vështirë të pajtohen me lidhjen e tyre. /Telegrafi/