10:35 / E Enjte, 15 Prill 2021 / Blerim

Dikur kishte pesë Bunjakë, tani Kombëtarja e Kosovës s’ka asnjë! A e dini ku luajnë ata?

Kombëtarja e Kosovës në futboll ishte akuzuar dikur nga tifozët që në ekip po ftoheshin vetëm lojtarë me mbiemër ‘Bunjaku’. Madje kjo akuzë i shkonte direkt ish-përzgjedhësit, Albert Bunjaki – kinse ai po i fton familjarët e tij në ekipin ‘Dardan’, shkruan IndeksOnline

Megjithatë në shumë intervista të dhëna, ish-trajneri i Kosovës ishte deklaruar se nuk ka asgjë familjare me emrat që i ftonte në ekip.

Gjatë vitit 2014, Kosova kishte ftuar katër lojtarë me mbiemrin Bunjaku, ishte: Alban Bunjaku, Imran Bunjaku, Enis Bunjaku dhe Albert Bunjaku (sulmuesi). Në vitet e fundit, sidomos që nga ardhja e trajnerit Bernard Challandes, në ekipin ‘Dardan’ nuk kemi parë më asnjë mbiemër ‘Bunjaku’.

Ku janë këta futbollistë dhe në cilat skuadra luajnë?

  • Sulmuesi Albert Bunjaku nga Gjlani, është në prag të pensionimit dhe është në moshë 37-vjeçare. Ai po luan te skuadra e Viktoria Koln. Madje në 21 paraqitjet e fundit, ka shënuar 3 gola dhe ka bërë një asist.
  • Sulmuesi 23-vjeçar, Enis Bunjaki – i cilësuar si një super talent. Madje kishte arritur të luante te Eintracht Frankfurti gjatë vitit 2015/16, tani është pjesë e skuadrës së Hessen Dreieich (që bën gara në Ligën Regjionale). Pasi që Kosova nuk e ftoi më që nga viti 2014, Enisi luajti për Gjermaninë në tre grupmosha: U18, U19 dhe U20. Këtë sezon, ai ka pesë paraqitje dhe ka shënuar vetëm një gol.
  • Mesfushori, Alban Bunjaku – i cili e nisi karrierën në Sevilla të Spanjës, pastaj luajti edhe për ekipin e Arsenalit, u pensionua nga futbolli gjatë vitit 2017/18. Ai pati probleme me ligamentet e gjurit, prandaj i dha fund aventurës si futbollist. Ai luajti edhe për klubin holandez, Dordrecht dhe atë anglez, Derby County.
  • Mbrojtësi, Imran Bunjaku – për momentin është pa skuadër. 28-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Schaffhausen, por që nga muaji shkurt i këtij viti ka mbetur pa skuadër. Ai ishte ftuar te Kosova në miqësoret e vitit 2014. Imrani dikur ka luajtur edhe për klubin e Zurich dhe Grasshoppers.
  • Albert Bunjaki – ish-trajneri i Kombëtares së Kosovës, pas një pauze të gjatë është rikthyer në Federatën e Futbollit të Kosovës. Ai kohët e fundit përmes mediave ka treguar se është duke shkruar një libër që ka të bëjë me historinë e ‘Dardanëve’.

/IndeksOnline/