13:46 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dikur krahasohej me Iniestan, tash po kryen testet mjekësore tek West Ham

Futbollisti i njohur francez Samir Nasri do ta bëj rikthimin në Premier Ligë sipas raportimeve të mediave.

Në këto momente po spekulohet se ai është duke kryer testet mjekësore tek klubi anglez, transmeton Indeksonline.

Rroga e tij javore thuhet të jetë 80,000 funta. Përkundër që në këtë kohë afati kalimtarë ende nuk është hapur, Nasri mund të transferohet pasi që është lojtarë i lirë dhe pa kontratë.

Së fundmi francezi ishte pjesë e klubit turk Antalyaspor por u përjashtua përshkak të përdorimit të barërave të palejuara.

31 vjeçari në të kaluarën ishte pjesë e klubeve të Premier Ligës si Arsenal dhe Manchester City. Me këta të fundit arriti të fitoj titullin e Premier Ligës./Indeksonline/