15:59 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Ish-ylli i Manchester Cityt dënohet për doping

Ish-mesfushori i Manchester Cityt, Samir Nasri është goditur me ndalimin gjashtë-mujor nga Uefa për shkelje të rregullave të dopingut.

Nasri, 30 vjeç, u pa në një klinikë të Los Anxhelosit në 2016 gjatë pushimeve, duke shkelur rregullat e Agjencisë Botërore të Anti-Doping (WADA).

Në atë kohë, ai ishte në huazim nga City në Sevilla, francezi ndihej i sëmurë dhe filloi të vjellë.

Ai thirri një doktor, ish të dashurën e tij me qendër në Maryland, Dr Sarabjit Anand, i cili dha një diagnozë fillestare.

Nasri është aktualisht pa klub, pasi ka lënë Antalyasporin në janar pas vetëm gjashtë muajve me ekipin turk.

Mesfushori 30-vjeçar ka luajtur për Arsenalin nga viti 2008 deri në vitin 2011 përpara se të transferohej në City për 25 milionë funte. /IndeksOnline/