11:13 / E Martë, 27 Tetor 2020 / OSH

Dikur luante në Premier Ligë, tashti do të luajë te një ekip i keq – shih se ku ka përfunduar, Asamoah Gyan-i

Fenomeni i Kupës së Botës në vitin 2010, Asamoah Gyan, që nga ajo kohë, vetëm ka shënuar rënie.

Ganezi pas Kupës së Botës u transferua tek ekipi i Premier Ligës, Sunderland, trasnmeton Indeksonline.

Por, ky veprim i Gyan-it doli të jetë i gabuar. Pasi pas dy sezonesh, ai u transferua te skuadra, Al Ain në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pastaj, karriera e tij vazhdoi në Superligën e Kinës, Superligën e  Turqisë dhe Ligën e Indisë.

Kurse tashti ai do të rikthehet në vendlindje. 34-vjeçari do të luajë për ekipin jo fort të njohur, Legon Cities.

Asamoah Gyan To Earn $1 Million As He Joins Legon Cities On A 4-Year Deal

Gyano, që nga janari është lojtar i lirë dhe pa klub. Sipas mediave, ai do të fitojë 1 milion dollarë në sezon.

Në marrëveshjen me ekipin e Legonit, Gyani, ka kërkuar që të transferohet edhe futbollisti i talentuar, Mathew Anim Cudjoe. /Indeksonline/