10:19 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Dikur me vlerë 50 milionë, Avdiaj tani pranë një skuadre krejt të panjohur

Vazhdon rënia e formës së Donis Avdiajt. Krahas formës, ai ka rënie të vazhdueshme edhe të cilësisë së klubeve.

Pas një sezoni dështues në Skoci, tani ofertat në drejtim të tij janë tejet të varfra.

Klubi i Ligës së Tretë gjermane, Turkgucu Munich, po interesohet për të.

“E di se ka dosa oferta nga Arabia, por mendoj se nuk është momenti i duhur për mua. Gjithashtu Turkgucu Munichu është interesuar. Natyrisht, Munichu është qytet i madh, por do ta diskutojë me menaxherin se cila është zgjidhja e duhur”, deklaroi Avdiaj për “time24story.com”, raporton Olle.

Avdiaj më herët ka luajtur me Schalken 04, Willemin 2, Trabzonsporin dhe së fundi Heartsin.

Ka ndeshje edhe me Kosovën, tek e cila nuk është ftuar prej gati dy vjetësh.