16:54 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dikur opsioni i tretë te Arsenali, tash zë vendin e legjendës

Tre vite më parë karriera e Wojciech Szczesny ishte duke dalë nga rruga.

Në verën e vitit 2015, Szczesny kishte humbur vendin e startuesit në Arsenal dhe ishte bërë opsion i tretë për portën e ekipit anglez pas transferimeve të Ospina dhe Cech.

Por fati nuk ja kthehu shpinën portierit pasi që u transferua tek gjiganti italian, Juventus, Këtu fillimisht ishte opsioni i dytë pas legjendës Buffon.

Pas largimit të tij, tash Szczesny u bë portieri titullar i ekipit italian. Në një intervistë për BBC, portieri polak tha se do dëshironte të qëndronte tek Arsenal.

“Do doja të isha në Arsenal gjatë gjithë karrierës sime. Është klubi që e dua. Është klubi që e mbështes. Jap gjith­çka që të luaj atje” u shprehë polaki.

“Ndjej keqardhje që nuk kam bërë më shumë atje. Kam fituar dy ‘FA Cup’ dhe një ‘Community Shield’ por do të doja që të fitoj një ‘Premier Ligë’ të paktën” tha portieri i Juventus.

Szczesny ju bashkua klubit të Arsenalit në vitin 2006, kur ishte në moshën 16 vjeçare. Debutimin e tij e bëri në vitin 2010, kurse vendin e startuesit tek ky ekip e humbi në vitin 2015, kur u zëvendësua nga Ospina.

Polaki u paraqit 181 herë për londinezët./Indeksonline/