21:19 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Dikur thuhej “Jo negociata, Vetëvendosje”, tani “ Jo Vetëvendosje, por negociata, mashtrues e nënshtrues”

Jemi mësuar që ndër vite të shohim grafite në muret e qyteteve të Kosovës, shpesh herë të realizuara edhe nga anëtarë të Lëvizje Vetëvendosje.

Në të kaluarën Lëvizja Vetëvendosje pati një slogan që përdorej vazhdimisht, e ku thuhej “Jo negociata, Vetëvendosje”.

Por së fundi në Pejë dikush ka realizuar grafite, që këtë herë i referohen pikërisht Lëvizje Vetëvendosje dhe situatës së krijuar së fundi në mos-arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK-në

Në këto grafitë thuhet “Jo Vetëvendosje, por negociata. Mashtrues dhe nënshtrues”, transmeton Indeksonline.

Këto grafitë u bën pikërisht këto ditë kur edhe po bëhet e qartë se VV dhe LDK nuk po arrijnë assesi të koordinohen lidhur me koalicionin, për të cilin në fillim shprehin se do të arrihet mjaftë shpejtë.

Pavarësisht muajve që kaluan pas zhvillimit të zgjedhjeve, një marrëveshje mes Kurtit dhe Mustafës për bashkëqeverisje, nuk po arrihet ende./Indeksonline/

Dikur