21:49 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Dikush dëmtoi vendin që shërbente për bagëtitë, reagon kryetari i Suharekës

Shpesh është faktori njeri ai që dëmton më së shumti natyrën dhe objektet përreth.

Një veprim të tillë ka bërë dikush në Bjeshkën e Greikocit, saktësisht në vendin e quajtur tek “Rrafshi i Livadhezeve”, ku është shkatërruar një pjesë e ndërtuar e cila shërbente për bagëtinë e të gjihëve, përcjellë Indeksonline.

Kjo ka bërë që të reagojë kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj. Ai e ka dënuar rastin teksa është shprehur që kjo pamje nuk i pëlqen askujt dhe duhet ndaluar abuzimet të cilat dëmtojnë secilin.

Ky është postimi i tij i plotë:

Ky dëmtim ka ndodhur në bjeshkën e Greikocit dhe natyrisht kjo pamje e shëmtuar nuk i pëlqen askujt.

Ky vend ndodhet tek “Rrafshi i Livadheve” dhe ka shërbyer për bagëtinë e të gjithëve pa dallim i ndërtuar që nga viti 2004.

Ne duhet ta shërbejmë njëri-tjetrin me shembuj të mirë, dhe jo me abuzime të tilla të cilat na dëmtojnë të gjithëve.