15:14 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Dikush i hedh një pilulë në pije gjatë kohës që bënte “selfie”, video bën xhiron e rrjetit

Një video po bën xhiron e rrjeteve sociale pasi tregon një vajzë të re që i hidhet diçka në pije. Vajza ka qenë në një festival së bashku me mikeshën e saj dhe ajo ishte duke regjistruar live gjithë ambientin, kur dikush i afrohet dhe i hedh diçka në gotën ku ajo po pinte.

Dyshohet se ai i ka hedhur një pilulë, ndërsa vajza e kishte mendjen tek telefoni ku po xhironte.

Video u publikua të mërkurën që kaloi me mbishkrimin: Nuk mund ta kuptoj përse dikush mund të bëhet aq i keq në një lojë dhe të ketë nevojën për tu bërë një “grabitqar” kaq i neveritshëm.

Zonjusha shikojeni gjithmonë pijen tuaj.

” Video është parë më shumë se 10 milionë herë në platformën e mediave sociale. Ajo ka mbledhur më shumë se 95,000 retweets, ndërsa burrat dhe gratë e ndajnë videon si një paralajmërim të frikshëm për miqtë. Vajza thuhet se është mirë pas situatës që kaloi.