18:58 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gazetari gjuan me këpucë ish ministrin gjatë kohës që ai i përgjigjej në pyetje

Gazetari i Jemenit goditi me këpucë ish- ministrin jemen, i cili përkrahë grupin rebel Houthi në Jemen,  Abdul Salam Ali Gaber në Arabinë Saudite.

Gjatë një konference për media që mbajti gjatë ditës së sotme në Riad, ai doli për herë të parë publikisht duke mbajtur një konferencë për media.

I pyetur nga një gazetar: “Si do i përgjigjeni mediave për Houthi (grupi rebel jemen), ku fajësoheni ju?”, Jaber u përgjigj: “Unë do të qëndrojë kundër gënjeshtrave dhe trillimeve të tyre, diçka për të cilën unë isha pjesë e tyre”.

Gjatë përgjigjes së tij gazetari e hodhi atë me këpucë.

Ndryshe, në kulturën arabe të hedhësh dikë me këpucë është tregues i përbuzjes.

Kujtojmë se në vitin 2008, një gazetar irakian në një konferencë në Bagdad kishte hedhur këpucën e tij dhe pothuajse kishte goditur presidentin e atëhershëm amerikanë Xhorxh Bush./Indeksonline/