20:15 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dikush po e dëmton ndriçimin publik në Suharekë, Muharremaj kërkon ndihmë nga policia

Qytetarë të pandërgjegjshëm po dëmtojë ndriçimin publik në qytetin e Suharekës.

Është vet i pari kësaj komune, Bali Muharremaj ai që e ka shprehur këtë shqetësim, ndërsa këtë veprim e quan të turpshëm.

Madje ai ka kërkuar nga Policia që t’i indentifikojë këta persona që po i sjellin vazhdimit dëme sistematike rrjetit elektrik.

Ky është njoftimi i Muharremajt:

Ky veprim është i turpshëm nga ata që nuk ia duan të mirën qytetit.
Persona të pandërgjegjshëm po e dëmtojnë ndriçimin publik, duke i dëmtuar kutitë siç po i dëshmoj përmes fotografisë.
Kërkoj që Policia t’i identifikoj ata persona që vazhdimisht po i sjellin dëme sistematike rrjetit elektrik.
Nuk na ndalin këto akte qyqare, që të vazhdojmë procesin e punimeve të cilat nuk ndalen asnjë ditë.