23:46 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Dilema e Challandes, Vojvoda apo Hadërgjonaj?

Javën e kaluar u zyrtarizua Florent Hadërgjonaj si futbollist i Kosovës.

Mbrojtësi i Huddersfieldit do të jetë një opsion i mirë për trajnerin Bernard Challandes.

Megjithatë kohëve të fundit Hadërgjonaj nuk ka luajtur në Premier Ligë, madje nuk ka qenë as në bankë rezervë.

Në pozicionin që luan Hadërgjonaj, Kosova e ka përdorur një futbollist që nuk ka pasur konkurrencë, shkruan Indeksonline.

Ai është Mërgim Vojvoda që është paraqitur mjaft mirë sidomos në ndeshjet e fundit kundër Azerbajxhanit e Danimarkës.

Tani dilema e trajnerit Bernard Challandes është se cili duhet të luaj kundër Malit të Zi në ndeshjen që zhvillohet më 7 qershor në Podgoricë. /Indeksonline/