12:20 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / k.v

Dilema e madhe. 3 orë dietë apo 3 ushqime në ditë

Ndërsa ka mendime se gjithçka ka të bëjë me ushqimin e duhur dhe koha nuk ka rëndësi, të tjerët avokojnë idenë e ngrënies së gjashtë vakteve të vogla në çdo tre orë.

Në fund të ditës, ka të dhëna të mjaftueshme që mbështesin faktin se të dyja, tri vakte në ditë ose gjashtë vakte në ditë, sigurojnë një mënyrë adekuate për të humbur ose mbajtur peshën. Ajo që ka rëndësi është madhësia juaj e vaktit dhe lloji i kalorive, transmeton Indeksonline.

Ngrënia e shpeshtë e vakteve të vogla të ushqimit është shumë më mirë se të hash tri vakte të mëdha.

Arsyeja qëndron në faktin se një gjë e tillë ndihmon në rritjen e kapacitetit të djegies së yndyrës dhe humbjen e mëtejshme të peshës . Humbja në peshë bie poshtë kur metabolizmi juaj ngadalësohet për shkak të boshllëqeve të gjata./Indeksonline/

Temat: