12:53 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / OSH

Dilema e pandemisë kosovare: Një Kosovë liberale apo një Kosovë sociale!

Shkruan: Prof. Fadil Maloku

Kosova dhe Shqipëria duhet të hapin tabu temën e bashkimit kombëtar…Pikënisje fillestare praktike e pragmatike, do ishte një lloj (kon)federalizmi fillestar; kulturor e ekonomik…

Dilema jetike, që po e përcjell aktualisht jo vetëm Evropën, por, edhe pothuajse shumicën e vendeve postkomuniste, është ajo që ka të bëjë me drejtimin (djathtas apo majtas?) që duhet marrin ato jo vetëm në procesin e: shtetndërtimit (si rasti i Kosovës), por, edhe në rastin e ndërtimit të institucioneve demokratike, pastaj, zgjerimin e tregtisë, emancipimin politik, etj.

1.Drejtimi apo logjika e MAJTIZMIT, (jo ajo “koreano veriore” e as ajo “kubaneze” që po paragjykohet shpesh ne jetën tone publike!) të tipit “nordik”, që thënë me thjesht bazohet në logjikën e mbrojtjes së vendeve të tranzicionit nga rreziqet e globalizimit, pra, duke (i mbrojtur në fakt: shërbimet publike dhe duke i kundërshtuar delokalizimit!) kërkuar mbrojtjen e kufijve social (jo ekonomik dhe sish kulturor)përballë ekspansionit të ekonomive emergjente të BIC-it (Brazili, India dhe Kina) dhe,ADVERTISEMENTREPORT THIS AD

2.Drejtimi apo logjika e DJATHTIZMIT, (jo ajo e neoliberalizmit ekstrem grabitqar!) që thënë më thjesht insiston në një lloj “rimobilizimi” para së gjithash kulturor për ta përballuar konkurrencën ndërkombëtare. “Rimobilizim”, ky që mund të arrihet vetëm duke bërë reforma sistematike dhe strukturore në raport me ekonomitë prijatare globale! Tani, dilema është: si të interpretohen, inkorporohen dhe si mund të realizohen në politikat e brendshme lokale të gjitha këto qëndrime (e duket edhe ideale) që po kualifikohen ngandonjëherë edhe si të kundërta me rrjedhat dhe ekspansionin e globalizimit (por, jo edhe globalizmit!)?

3. E ardhmja e integrimit të brendshëm Kosovës (gjithnjë duke u bazuar në këto dilema!) duket që është ende larg edhe për shkak të rrezikut permanent të; fragmentarizmit të territorit të saj (Asociacioni dhe “korigjimit”) dhe krahinarizmit paragjykues (subjekte akoma me prejardhje krahinore!)! Kosova, ka nevojë përveç një artikuluesi të qartë (dhe të pa kompleksuar!) ideologjik edhe një Projekt të detajizuar social, ekonomik, politik, kulturor… e pse jo edhe ushtarak (!) mbi të cilin do e materializonte definitivisht (njëherë: riintegrimin gjithëshqiptar, më pastaj atë rajonal, dhe në fund) integrimin në Evropë!

(Teza të hudhura në një konferencë nderkombetare…)