16:23 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Një vit në Londër njejtë sa konsumimi i 251 cigareve, thonë hulumtuesit

Ndotja e ajrit në Londër është aq e keqe sa krahasohet me pirjen e 251 cigareve, sipas një studimi të ri.

Ndërkohë që pushimet në supozohet të jenë freskuese, pushimet për një fundjavë të gjatë në 10 qytetet më të njohura por të ndotura të Evropës, mund të kenë të njëjtat ndikime shëndetësore si pirja e duhanit midis një dhe katër cigareve për vetëm disa ditë, sipas Shoqatës Europiane të Transportit dhe Mjedisit.

Pasi bën numrat, hulumtuesit tërhoqën paralele midis ndotjes së ajrit dhe pirjes së cigareve të duhanit – duke u bazuar në nivelin e grimcave të imta dhe gjetën se shijimi i disa ditëve në Pragë apo Stamboll ishte e barabartë me pirjen e duhanit prej katër cigareve, transmeton IndeksOnline.

Fundjavat e gjata të kaluara në Barcelonë dhe Dublin, ndërkohë, ishin ekuivalente me pirjen e një cigareje.

Duke pasur disa ditë në Milano do të kishte të njëjtin efekt në shëndetin e vizitorëve, si pirja e tri cigareve, krahasuar me 2.75 në Londër, dhe dy cigare në Vjenë dhe Romë.

“Ndotja e ajrit është shqetësimi i dytë më i lartë mjedisor për evropianët dhe hulumtimi sugjeron se turistët po shmangin Hong Kongun për shkak të ajrit të keq” , thuhet në raport.

‘Vera është periudha më e ngarkuar për udhëtimet e qytetit në Barcelonë dhe Londër’. /IndeksOnline/