08:26 / E Diele, 27 Shtator 2020

Dimër 2021: 8 ngjyrat e flokëve trend!

Një grup parukierësh, në bashkëpunim me InStyle, kanë përzgjedhur 8 ngjyrat trend të dimrit dhe me siguri, do të surprizoheni me disa prej tyre. Ka ide mjaftueshëm, edhe për “guximtarët” edhe për ata që duan të qëndrojnë në konstanten e tyre.

– Foilayage

Me siguri, një fjalë e re për ju, “foilayage” është bashkim i “foils” dhe “balayage”, që duken pak a shumë kështu:

Dimër 2021: 8 ngjyrat e flokëve trend!

Ndërsa foilayage:

“Kjo është një nga ato ngjyra që duhet mirëmbajtur çdo tre muaj, thonë parukierët për InStyle.

– Ngjyrat një-dimensionale

Dimër 2021: 8 ngjyrat e flokëve trend!

Nuk mund të themi me siguri nëse po ikën epoka e highlights dhe bayalage (edhe pse, sapo erdhi foilayage), por këtë dimër, një nga trendet është: Ngjyra e njëtrajtshme e flokëve, pa fije, pa hije dhe asgjë nga këto.

– E bardha e argjendtë/ Gri

Dimër 2021: 8 ngjyrat e flokëve trend!

Sidomos në flokë të shkurtër, kjo mund të jetë një nga ngjyrat më “cool”. Ama, sigurohuni që ta kombinoni gjithnjë me një penel ose buzëkuq, pasi mund të krijojë një efekt zbehtësie në fytyrë.

– E zeza “Jet”

Dimër 2021: 8 ngjyrat e flokëve trend!

Sipas stilistëve, një nga arsyet pse kjo ngjyrë pritet të jetë trend është e thjeshtë: Mund të realizohet lehtë në shtëpi, duke evituar shkuarjen tek parukeria dhe rrjedhimisht, duke kursyer para e duke mos rrezikuar veten nga virusi. Shkëlqimi i kësaj të zeze nuk njeh kohë!

– Roza “Cotton Candy”

Roza pastel, që dikur mendohej thjesht si një ngjyrë adoleshentësh, tashmë pritet të jetë një nga ngjyrat më të përhapura gjatë sezonit të dimrit. Ndoshta, ka ardhur koha që ngjyrat mos t’ja lëmë vetëm verës dhe të rinjve. Trendin e sollën shumë të famshëm, që lyen flokët gjatë karantinës me ngjyra si rozë apo blu.

– Bjonde e akullt

Dimër 2021: 8 ngjyrat e flokëve trend!

Ky dimër do ketë shumë Elsa të “Frozen” dhe mezi presim t’i shohim të gjitha.

– Ngjyrë bakri

Si një nuancë e të kuqes, por jo ekzaktësisht ashtu, kjo është zyrtarisht, një nga nuanca më të bukura të vitit 2021:

Dimër 2021: 8 ngjyrat e flokëve trend!

– Bjondja e Artë

Dimër 2021: 8 ngjyrat e flokëve trend!

 Këtë sezon, sa më të arta dhe me shkëlqim, aq më IN janë flokët bjondë.