12:06 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

Diplomati i lartë izraelit, Dan Oryan, flet për Kosovën dhe Shqipërinë

Gjatë bisedës, ambasadori Dan Oryan ndau me drejtorin e ITSHKSH-së, dr. Skender Asanin çështje me rëndësi të madhe për palën izraelite, si mundësi të  zgjerimit të partneriteteve në shumë fusha si me Shqipërinë, ashtu dhe me Kosovën. Ambsadori Oryan, shprehu mirënjohje të veçantë për aktivitetet dhe partneritetin e realizuar gjatë vitit të kaluar me shtetin e Izraelit dhe për numrin e madh të projekteve të përbashkëta, që do të pasojnë në të ardhmen. Ai posaçërisht theksoi rëndësinë dhe kontributin e Departamentit të Holokaustit pranë ITSHKSH-së në hulumtimin dhe edukimin rreth Holokaustit.

Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve zhvilloi një bisedë on line, si zëvendësim i takimit të planifikuar,  me ambasadorin e izraelit në Maqedoninë e Veriut dhe drejtor i MPJ-së së Izraelit për Ballkanin,  i akredituar në Beograd, shkëlqesinë e tij Dan Oryan.

Me këtë rast, drejtori Asani e njoftoi ambasadorin izraelit për aktivitetet dhe punët kërkimore shkencore të ITSHKSH-së, duke vënë theksin në disa ngjarje e projekte që ndërlidhen me ndriçimin e të kaluarës së hebrenjve në këto vise. Ky ka qenë edhe një prej motiveve për themelimin e Departamentit për edukimin dhe hulumtimin e  Holokaustit, që, sipas dr. Asanit, është i vetmi në rajon dhe ka synime serioze për të nxjerrë në pah, në mënyrë të dokumentuar dhe të faktuar, të gjitha hijet e epokës së errët naziste. Për këtë qëllim, siç njoftoi edhe dr. Asani, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, me rastin e 77 –vjetorit të deportimit të hebrenjve të Maqedonisë për në Treblinka, botoi librin “LEGJISLACIONI BAZIK MBI ANTISEMITIZMIN I MBRETËRISË BULLGARE” – një përmbledhje dokumentesh nga autorët: Skënder Asani, Nora Maliqi – Zylali dhe Vlado Popovski.

Dan Oryani gjatë kësaj bisede u njoftua se ky libër po përkthehet edhe shqip dhe anglisht dhe së shpejti do të del nga shtypi, me ç’rast edhe do të promovohet në disa qendra të rëndësishme rajonale dhe europiane. 

Në kuadër të aktiviteteve shkencore të Departamentit për edukimin dhe hulumtimin  e  Holokaustit pranë ITSHKSH-së, dr. Skënder Asani në bisedë me Ambasadorin izraelit Dan Oryan e njoftoi këtë të fundit se javë më pare është promovuar në Shkup dhe në Prishtinë doracaku “Rekomandimet për mësimdhënien dhe mësimnxënien mbi Holokaustin”.  Ky doracak është bërë në katër gjuhë të ndryshme – shqip, maqedonisht, turqisht dhe serbisht, në mënyrë që, sipas dr. Asanit, të përfshijë të gjitha komunitetet etnike në Maqedoninë e Veriut dhe njëkohësisht të gjithë të kenë mundësinë të mësojnë për Holokaustin në gjuhën e tyre amtare.

“Sa i përket këtij doracaku, më duhet të them se mundësia që kjo temë tash më të bëhet pjesë edhe e shkollavet ona, është një shansë e shkëlqyer që jo vetëm ta kujtojmë një tragjedi me përmasa planetare, por edhe të kujtohemi në paraardhësit tanë që në çastin e përthyerjes së historisë, ata ishin në anën e duhur të saj, tha Dr. Skender Asani në bashkëbisedim me Ambasadorin e Izraelit në Maqedoninë e Veriut, i akredituar në Beograd, shkëlqesinë e tij Dan Oryan .Ky i fundit u njoftua nga Dr. Asani edhe mbi raportin më të ri ndërkombëtar për liritë fetare të Departamentit të  Shtetit Amerikan me ç’rast, përmendet decidivisht edhe kontributi i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

“Në mars të vitit të kaluar, Ministria e Arsimit dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, hapën një Departament të edukimin dhe hulumtimet mbi Holokaustin. Qëllimet e përcaktuara të Departamentit janë mbrojtja e lirisë fetare, promovimi i respektimit të diversitetit fetar dhe inkurajimi i bashkëpunimit ndërfetar si një mjet për të luftuar antisemitizmin”, thuhet në këtë raport.

Ambsadori Oryan, shprehu mirënjohje të veçantë për aktivitetet dhe partneritetin e realizuar gjatë vitit të kaluar me shtetin e Izraelit dhe për numrin e madh të projekteve të përbashkëta që do të pasojnë në të ardhmen. Ai posaçërisht theksoi rëndësinë dhe kontributin e Departamentit të Holokaustit pranë ITSHKSH-së në hulumtimin dhe edukimin rreth Holokaustit. Gjithashtu, gjatë bisedës, ambasadori Dan Oryan ndau me dr. Asanin çështje me rëndësi të madhe për palën izraelite, e cila është mundësia e zgjerimit të partneriteteve në shumë fusha si me Shqipërinë ashtu dhe me Kosovën, veçanërisht pas nënshkrimit të memorandumit të njohjes reciproke në mes dy shteteve.

Dr. Asani në vijim e njoftoi ambasadorin Oryan për synimet që ka në të ardhmen ITSHKSH-ja, duke veçuar me këtë rast përgatitjen e  një strategjie rreth Holokaustit, e cila do të ketë si lajtmotiv ndjekjen e modeleve  më të avancuara të përafrimit dhe kultivimit të tolerancës në mes të etnive dhe religjioneve të ndryshme.