13:39 / E Mërkurë, 24 Nëntor 2021 / OSH

Diplomohen në Mbretërinë e Bashkuar dy togere të FSK-së

Togeret e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Flutura Salihu dhe Doruntina Berbatovci, kanë diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst, në Mbretërinë e Bashkuar, më 20 nëntor, u  zhvillua ceremonia e diplomimit të oficer-kadetëve dhe parada tradicionale e diplomimit.

“Në këtë ceremoni,  togerët e FSK-së, Flutura Salihu dhe Doruntina Berbatovci, diplomuan me sukses pas përfundimit të kursit intensiv dy mujor të “Oficerëve të kualifikuar profesionalisht” në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst”.

“Ky kurs synon certifikimin e mjekëve të ushtrisë, stomatologëve, avokatëve dhe oficerëve të tjerë të specializuar në aftësitë e Udhëheqjes Ushtarake. Në këtë ceremoni, së bashku me togerët Salihu dhe Bërbatovci u diplomuan edhe 98 kadetë të tjerë, oficerë nga Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera të botës”, thuhet në njoftim.