15:17 / E Hënë, 09 Janar 2023 / AR

Disa arsye pse urina jote mund të mbajë aromë të çuditshme

Askush nuk i kushton shumë rëndësi urinës, derisa ajo ka një aromë të fortë, apo një ngjyrë të çuditshme.

Sigurisht, ka një ose disa arsye pse kjo ndodh dhe këto arsye mund të jenë:
 
Dehidratimi
 
“Kur trupi është i dehidratuar, urina ka një aromë më të fortë dhe një ngjyrë më të errët”, thotë mjekja Sherry Ross. Kështu, trupi po të njofton se je i/e hidratuar.

Ke konsumuar një ushqim që ka po ashtu një aromë të fortë

Asparagu për shembull është një nga ato ushqime që ndikojnë tek aroma e fortë e urinës. Në fakt, sipas një studimi të kryer nga “British Medical Journal”, plot 40% e njerëzve që ishin bërë pjesë e studimit, pohuan se vunë re një ndryshim në aromën e urinës, pas konsumimit të asparagut.
 
Disa faktorë të tjerë: qepët, disa erëza, salca curry, hudhrat, salmoni dhe alkooli.

Konsumimi i kafesë

Nëse sapo ke pirë një kafe dhe urinon, mund të vëresh një aromë dhe ngjyrë ndryshe në urinim.

Një infeksion i mundshëm

Një prej arsyeve më të zakonshme është një infeksion në traktin urinar. Nëse urina lëshon një aromë më të fortë dhe të ngjashme me amoniakun, ndoshta mund të keni një infeksion.

Një shenjë diabeti

Një nga shenjat e para që mund të tregojnë se ke diabet, është pikërisht urina. Për shkak se trupi yt nuk e përpunon sheqerin në të njëjtën mënyrë si të tjerët, gjithashtu mund të vëresh një aromë më të ëmbël në urinim. Kjo, sepse në të mund të ketë mbetjet ë sheqerit.

Mund të jesh shtatzënë

Ndryshimet hormonale mund të bëjnë që urinimi të ketë një aromë më të ndryshme se zakonisht. Aroma mund të jetë më e fortë, sidomos gjatë tremujorit të parë. Gjithashtu, edhe nuhatja jote do të jetë me e fuqishme, për të ndjerë aromën e veçantë.

Mund të kesh një sëmundje seksualisht të transmetueshme
 
Disa SST (sëmundje seksualisht të transmetueshme) mund të shkaktojnë edhe ndryshimin e ngjyrës dhe aromës së urinës. Një prej këtyre sëmundjeve është chlamydia, pa lënë pas edhe trichomoniasis, një parazit seksualisht i transmetueshëm.

Shpesh, këto sëmundje nuk kanë simptoma të dukshme në fillimet e tyre, por përmes urinës mund t’i identifikoni. Aroma e urinës është e rëndë dhe e padurueshme.
 
Kurat, suplemente dhe vitaminat e reja

Disa ilaçe, suplemente apo vitamina mund të sjellin ndryshime në aromën e urinës, veçanërisht kur kanë në përbërje B1 dhe B6.